Shenjat e komunikacionit për urdhra të prera u japin në dijeni pjesëmarrësve në komunikacion në rrugë për ndalesat, për kufizimet dhe obligimet të cilave ata doemos duhet t'u përmbahen. Shenjat e urdhrave të prera vendosen drejtpërdrejt para vendit nga i cili pjesëmarrësit në trafik obligohen t'u përmbahen urdhëresave të shprehura me shenjat e komunikacionit. Këto shenja kanë vlerë deri te udhëkryqi pas shenjës, përkatësisht deri te shenja e ardhshme që e ndërron (shfuqizon) urdhëresën e prerë. Shenjat e urdhrave të prera kanë formë rrethi. Shenjat e urdhrave të prera ndahen në: • Shenja për ndalim, gjegjësisht kufizim - ngjyrën bazë e kanë të bardhë me teh të kuq. • Shenja për obligim - ngjyrë bazë e kanë të kaltër të mbyllur, ndërsa simbolet janë me ngjyrë të bardhë.
Kategori të tjera në Shenja Trafiku
Na kontaktoni me kërkesën tuaj - do t'ju përgatisim një ofertë të përshtatur për projektin tuaj.