Shenjat e komunikacionit për rrezik shërbejnë që pjesëmarrësit në komunikacion të paralajmërohen për rrezikun që u kanoset në vend të caktuar, gjegjësisht në një pjesë të rrugës, dhe të lajmërohen për natyrën e atij rreziku. Shenjat për rrezik kanë formë të trekëndëshit barabrinjës. Ngjyrën bazë e kanë të bardhë, simbolet janë të paraqitura me ngjyrë të zezë, ndërsa tehet i kanë me ngjyrë të kuqe. Jashtë vendbanimit, shenjat e rrezikut sipas rregullave vihen prej 150 deri në 250 m para vendit të rrezikshëm në rrugë.
Kategori të tjera në Shenja Trafiku
Na kontaktoni me kërkesën tuaj - do t'ju përgatisim një ofertë të përshtatur për projektin tuaj.