Shenjat e lajmërimit u japin pjesëmarrësve në komunikacion lajmërimet e nevojshme për rrugën nëpër të cilën qarkullojnë, vendbanimet nëpër të cilat kalon rruga, largësinë deri te ato vende, objekte apo shërbime që gjenden përgjatë rrugës, për shfuqizimin e shenjave të urdhrave të prera, si dhe lajmërime të tjera që mund të jenë të nevojshme. Këto shenja kanë formë rrethi, katrori apo këndrejti. Ngjyra themelore e shenjave për lajmërim është e bardhë apo e verdhë ndriçuese, me simbole dhe mbishkrime me ngjyrë të zezë, gjegjësisht e kaltër e errët me simbole dhe mbishkrime me ngjyrë të bardhë dhe të zezë.
Kategori të tjera në Shenja Trafiku
Na kontaktoni me kërkesën tuaj - do t'ju përgatisim një ofertë të përshtatur për projektin tuaj.